Një serb është arrestuar në fshatin Topanicë të Kamenicë. Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme pasi ka kryer vjedhje në dy lokale. Me vendim të Prokurorit, shtetasi serb është lënë në burg.
“Është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kryer dy vjedhje në dy lokale të ndryshme, të viktimave meshkuj kosovarë.”, njoftoi policia./abcnews.al