Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të plagosjeve në Orikum dhe Himarë përgjatë muajit Dhjetor.
Sipas policisë ai është 34-vjeçari Gentjan Binishi, banues në Kuçovë. Binishi ishte shpallur në kërkim si bashkautor në ngjarjet e datave 13 dhe 22 Dhjetor.
Ai sëbashku me një tjetër bashkautor plagosën me armë zjarri një 23-vjeçar në hyrje të Orikumit më 13 Dhjetor, ndërsa më pak se dhjetë ditë më vonë në aksin rrugor Himarë-Palasë ata dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.
Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.
Binishi do të përballet në gjykatë me akuzat ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e municionit”, si edhe ”Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim”./abcnews.al