Arrestohet në Rusi personi që pretendonte se ishte Jezusi, rrezikon 12 vite burg

schedule02:26 - 24 Shtator, 2020

schedule 02:26 - 24 Shtator, 2020

Udhëheqësi rus i një sekti fetar, i cili pretendonte se ishte profeti Jezus u arrestua në Siberi, raportojne mediat e huaja. Sergei Torop, i cili është i njohur për ndjekësit e tij si ‘Vissarion’, u arrestua së bashku me dy ndihmës të tij.

Sipas Komitetit të Hetimeve të Rusisë, grupi u ka shkaktuar dëme emocionale dhe fizike ndjekësve të tyre, si dhe iu ka zhvatur para’. Ata akuzohen për krijimin e një shoqate fetare aktivitetet e së cilës përfshijnë dhunë kundër individëve dhe dëmtim të rëndë trupor dy ose më shumë njerëzve”, tha një zëdhënës i komitetit.

Arrestimi i udhëheqësit të kultit u bë të martën, ndërsa ai dhe ndihmësit e tij rrezikojnë deri në 12 vite burg nëse shpallen fajtorë nga Gjykata.