Arrestohet në Rinas 25 vjeçari kinez për gjobëvënie

schedule11:15 - 12 Qershor, 2019

schedule 11:15 - 12 Qershor, 2019

Një 25 vjeçar kinez me iniciale G.L. ëhstë vënë në prangat e policisë shqiptare, pais akuzohet për gjobëvënie. Ai u arrestua në Rinas me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës, pasi është një prej anëtarëve kryesorë të një grupi kriminal, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Njoftimi i Policisë

Kapet dhe arrestohet me qëllim eksdradimi një shtetas kinez për veprën penale “Gjobëvënie”

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  “Gjobëvënie”. (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!