Policia Kufitare ka arrestuar në Muriqan një britanik, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas uniformave blu është arrestuar Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.
Ky i fundit kërkohej pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit britanik në kërkim ndërkombëtar:
Callum Sinclair, 33 vjeç, banues në Britani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dohas, Katar, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Lëshimi i çeqeve fiktive”, parashikuar nga Kodi Penal i Katarit.
g.v/abcnews.al