Arrestohet në Londër themeluesi i Uikileaks Julian Assange

schedule13:07 - 11 Prill, 2019

schedule 13:07 - 11 Prill, 2019

Arrestohet në Londër themeluesi i Uikiliks, Julian Asanzh. Policia britanike e prangosi në ambasadën e Ekuadorit menjëherë pasi autoritetet e shtetit amerikanojugor i hoqën të drejtën e azilit.

Julian Assange, një nga themeluesit e Uikileaks, është arrestuar në Londër në ambasadën e Ekuadorit ku jetonte si refugjat që nga viti 2012 për të shmangur ekstradimin. Lajmi është konfirmuar nga Skotland Jard. Qeveria ekuadoriane i ka hequr të drejtën e azilit.

Asanzh nuk doli nga ambasada në Londër: ishte ambasadori ai që lejoi policinë britanike të hynte në selinë diplomatike ku themeluesi I Uikiliks u arrestua. Menjëherë pas arrestimit, Uikiliks akzuoi vendin amerikanojugor se kishte hequr në mënyrë të paligjshme azilin duke shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Moska ishte ndër të parat vende që reaguan duke kërkuar që të respektohen të drejtat e Asanzh. Zëdhënësi i presidencës ruse DImitri Peskov u shpreh se në Mbretërinë e Bashkuar dora e demokracisë kishte mbytur lirinë.

Presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno shpjegoi se i kishte hequr të drejtën e azilit Asanzh pasi kishte shkelur konventën ndërkombëtare. Ai kërkohej nga drejtësia britanike që nga viti 2012 pasi kishte shkelur rregullat e lirisë me kusht pasi u arrestua në Londër për dhunë seksuale, ndërsa në Suedi për përdhunim.

Ministri i Brendshëm britanik konfirmoi arrestimin e tij duke shtuar se pas shtatë vjetësh pasi kishte hyrë në ambasadën ekuadoriane tashmë ai do të përballet me akuzat, sepse askush nuk është mbi ligjin

Asanzh ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të vitit 2012 duke marrë dhe nënshtetësinë në 2018-ën. Marrëdhëniet e tij me autoritetet ekuadoriane u tensionuan gradualisht, sa që në vitin 2016 atij I ishte mohuar përdorimi i internetit, pasi Uikiliks kishte publikuar një seri e-mail-esh të rezervuara të kandidates së atëhershme për në shtëpinë e Bardhë, Hilari Klinton.

Assange ka deklaruar gjithnjë se është i pafajshëm ndaj akuzave për përdhunim dhe abuzime sekskuale, por frikësohet se mos Londra e ekstradon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të publikimit të dokumenteve të rezervuara të Departamentit Amerikan të Shtetit. Një ekstradim që deri tani Uashingtoni nuk e ka kërkuar asnjëherë zyrtarisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!