Arrestohet në Itali militanti dhe ideologu i ISIS

schedule11:04 - 28 Mars, 2018

schedule 11:04 - 28 Mars, 2018

Kontrolle dhe arrestime në Itali në kuadër të luftës kundrë terrorizmit ndërkohë që gjendja e alarmit në vend është ngritur prej disa ditësh. Në pranga ka përfunduar një italo – maroken 23 vjeçar, autor i tekstit të parë në italisht me propagandë xhihadiste.

Policia italiane ka ushtruar një sërë kontrollesh si dhe arrestoi një italo – maroken në kuadër të një operacioni anti terrorizëm në qytete të ndryshme nga Milano në Napoli. Në pranga ka përfunduar 23 vjecari Elmahdi Halili, “ideolog” i ISIS dhe autor I tekstit të parë të propagandës së ekstremizmit islamik në italisht. Të përfshirë në hetime janë dhe disa italianë të konvertuar në Islam të cilët akuzohen se kanë krye një fushatë radikalizimi në rrjetet sociale.

Akuza ndaj 23 vjecarit është pjesëmarrja në shoqatë terroriste të shtetit islamik. Hetuesit kanë vertetuar se pas vrasjes në Alepo në 2016-ën të zëdhënësit të ISIS Al Adnani, ai kishte krijuar një platform në rrjetet sociale ku publikonte deklaratat më të famshme të krahut të djathtë ët Al Bagdadit.

Kjo nuk është hera e parë që 23 vjeçari arrestohet pasi u vu në pranga dhe në 2015-ën pasi kishte publikuar në internet një manual islamik. Halili u dënua me dy vjet burg, dënim që më pas u shndërrua në liri me kusht pasi u shpall fajtor për nxitje drejt akteve terroriste. Provat e mëtejshme treguan se i riu pikërisht pas dënimit kishte përshpejtuar procesin e radikalizimit. Në banesë iu sekuestruan material të ndryshme si filmime të luftëtarëve në Siri dhe Irak, video me ekzekutime si dhe deklarata për autorësi të atentateve nga ISIS në Paris dhe Bruksel

Në kuadër të hetimeve janë lëshuar dhe 12 urdhëra  për kontrolle në Milano, Napoli, Modena, Bergamo e Rexhio Emilia. Në hetim janë përfshirë dhe shetats italianë e të huaj të konvertuar në Islam. /abcnews.al