Arrestohet në Hollandë i kërkuari i “babagjyshëve”

schedule09:15 - 24 Nëntor, 2017

schedule 09:15 - 24 Nëntor, 2017

Është arrestuar në Hollnadë me qëllim  ekstradimi drejt vendit tone 31 vjeçari shqiptar Fatmir ( Fatjon ), Pjetri. Ai ishte i kërkuar nga Interpoli si autor i vjedhjes me armë. Pjetri ishte anëtar I bandës së babagjyshëve që vodhën me armë një qendër tregtare në kryeqytet.

Fatmir (Fatjon) Pjetri kërkohej prej gati 2 vitesh nga drejtësia shqiptare, por vetëm së fundmi është bërë i mundur ndalimi i tij.

31 – vjeçari nga Puka u arrestua në Holandë, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me Interpol Haga.

Burime zyrtare thonë se Pjetri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e për Krimet e Rënda, më 19 Dhjetor të 2014 -ës, ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në burg”  për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

Pjetri është një nga 11 anëtarët e “Bandës e Babagjyshëve”, e drejtuar nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Ilir Kupa. Kjo bandë është përgjegjëse për një sërë vjedhjesh të argjendarive brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më e bujshmja ishte ajo e fundvitit 2013, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës, ku të gjithë anëtarët e kësaj bande ishin maskuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!