Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i vrasësit të komisar Artan Cukut

schedule11:33 - 13 Gusht, 2019

schedule 11:33 - 13 Gusht, 2019

Arrestohet ne Greqi Kristaq Leci i akuzuar si bashkëpunetor në vrasjen e Komisarit te policise Artan Cuku, mbi 2 vjet me pare.

Kristraq Leci  dyshohet se ka qenë personi që ka informuar ekzekutorin Mikel Shallari për çdo lëvizje të viktimës.

Policia greke ka arrestuar  Kristaq Lecin, që dyshohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit në ekzekutimin e drejtuesit te larte te policise Artan Cuku pranë banesës së tij ne Tirane.

Në komunikatën zyrtarë të policisë greke thuhet se është arrestuar një 30 vjeçar shqiptarë pasi ishte në kërkim nga drejtësia jonë, i akuzuar për vrasjen e një zyrtari të lartë të Policisë  në 8 Prill të 2017 .

Leci u arrestua të Hënën në Athinë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona si bashkëpuntor  në vrasjen e Artan Cukut.

Sipas hetimeve tw prokurorisë shqiptare kjo vrasje ishte porositur nga Bledar Jambelli, një person që ishte arrestuar më parë nga komisari Cuku. Pikërisht ky arrestim dyshohet të ketë qënë edhe shkaku për urdhërimin e vrasjes së ish- drejtorit të policisë, në shenjë hakmarrjeje.

Kristaq Leci, sipas informacioneve të bëra publike  dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se ka qenë ai që ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut. Leci gjithashtu njihej edhe me emrin Gerti Kajo.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari, i cili ka rrëfyer në gjykatën e krimeve të rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit. Bledar Janbelli ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes se Cukut.

Ai u arrestua pak muaj më parë nga autoritetet Greke, por u lirua pasi gjykata e Lartë e Greqisë vendosi të rrëzonte kërkesën për ekstradimin e tij, me argumentin se në vendin tonë i rrezikohet jeta.

Mbetet  për tu parë se çfarë vendimi do të japë drejtësia greke për Kristaq Lecin, apo do të veprojë në të njëjtën mënyrë si me Jambellin./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!