Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në flagrancë kirurgu i spitalit të Korçës, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje

schedule09:27 - 11 Maj, 2026

schedule 09:27 - 11 Maj, 2026

Një mjek kirurg në Spitali i Korçës është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare.

Sipas kallëzimit të bërë nga e reja, ajo ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore ishte vendosur që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.

21-vjeçarja ka dëshmuar se kirurgu Nikolla Nunka, 72 vjeç, e ka prekur në pjesë intime me pretendimin se po kryente kontroll mjekësor.



Pas marrjes së dëshmisë nga policia, autoritetet nisën procedimin penal ndaj mjekut, ndërsa më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë.

E reja vijon të ndodhet e shtruar në spital, ndërsa hetimet për rastin janë në vijim.

(Kirurgu Nikolla Nunka)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!