Arrestohet në Ankara profesori nga Cërriku

schedule16:58 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 16:58 - 5 Dhjetor, 2017

Arrestohet në Ankara profesori 32-vjeçar nga Cërriku. Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij, janë vënë në pranga para disa ditësh. Por mister mbetet fati i fëmijës.

Lajmi ka tronditur familjarët e tij në Cërrik, të cilët janë të shqetësuar për çiftin dhe fëmijën e tyre. Mariglen Debrova jetonte prej 10 vitesh, së bashku me familjen e tij të re në Ankara.
Burime të besueshme bëjnë me dije së 32-vjeçari po vazhdonte doktoraturën për teologji në qytetin Samsun, pranë Ankarasë në Turqi.

Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi, ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.
Të njëjtat burime tregojnë se profesori është arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit, por kjo mbetet për t’u provuar.
Disa muaj më parë, një tjetër profesor nga Cërriku, u ndalua në Malajzi, por më pas u la i lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!