Arrestohet Milaim Zeka, kërcënoi prokurorin Afrim Shefkiu

schedule11:31 - 26 Shtator, 2018

schedule 11:31 - 26 Shtator, 2018

Mëngjesin e të mërkurës policia e Kosovës ka vënë në pranga deputetin e Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka. Ai është arrestuar pasi gjatë një emisioni televiziv kërcënoi prkurorin special Afrim Shefkiu. Policia e Kosovës arrestoi mëngjesin e të mërkurës deputetin Milaim Zeka për kërcënimet ndaj Prokurorit Special, Afrim Shefkiu. Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi urdhrër arrestin për deputetin të  Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e partisë Nisma Social-Demokrate pas deklaratave të tij në emisionin “DPT te Fidani” për prokurorin Afrim Shefkiu.

Arrestimin e Zekës e konfirmoi dhe prokurori i Prokurorisë Themelore, Ibrahim Berisha. Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 u shpreh se do të lante hesapet me prokurorin.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani, të cilëve u janë marrë 345 mijë e 700 euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!