Detaje nga arrestimi i ish deputetit Çyrbja/ SPAK: Shpërdoroi detyrën kur drejtonte Kadastrën e Durrësit

schedule19:11 - 20 Tetor, 2024

schedule 19:11 - 20 Tetor, 2024

Vetëm pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të SPAK.

Çyrbja është i pandehur për shpërdorim detyre për një kallëzim të bërë nga Edi Paloka gjatë kohës që ai drejtonte Kadastrën e Durrësit

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër, Ahmet Masha ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Gazetari i ABC News Ermal Vija, në një lidhje live, raportoi se ish deputeti është vënë në pranga pasditen e së dielës në banesën e tij në Durrës.

“Ish deputeti është vënë në pranga pasditen e sotme në banesën e tij në Durrës. Është lëshuar urdhri i arrestit, që është konfirmuar nga gjykata e posaçme, dhe më pas është ushtruar kontroll në banesën e tij, i cili akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për hetimet e lidhura për një kallëzim kur drejtonte hipotekën e Durrësit. Sipas hetimeve, ka rezultuar se ka shkelur shkelje detyre me firmosjen e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.“, raportoi gazetari Ermal Vija.

Akuza iu komunikua me 11 Tetor, pak ditë pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ku dha sqarime mbi praktikat e kryera në kohën kur ka qenë në krye të Kadastrës së Durrësit. Një ditë pas thirrjes në SPAK, Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit./abcnews.al