Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Linda Karçanaj/ Izolim në shtëpi. Pranga për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin

schedule09:38 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 09:38 - 16 Dhjetor, 2025

SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në një operacion.

Sipas informacioneve të ABC News, është caktuar masa e arrestit në shtëpi për dejtoreshën e AKSHI Linda Karçanaj. Drejtoresha e AKSHI akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Ndërkohë që është caktuar masa e arrestit për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. ABC News ka mësuar se Ergys Agasi dhe Dhe Ermal Beqiri nuk janë gjetur në shtëpi. Gjithashtu Hava Delibashi, zv.drejtoreshë e AKSHI-t, është vënë nën masën e arrestit në shtëpi, kurse biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha ndalim për të dalë jashtë vendit.

Kujtojmë se Karçanaj u paraqit në SPAK më 3 dhjetor, ku qëndroi rreth 3 orë. Atë ditë u raportua se ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!