Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet kapo i Grobari dhe 15 ultras, policia serbe ktheu përmbys stadiumin

schedule13:20 - 4 Shkurt, 2021

schedule 13:20 - 4 Shkurt, 2021

Aksioni i policisë serbe ka përfunduar me 16 të arrestuar. Raportohet se një nga kapot e grupit ultras Grobari, Velja Nevolja, është ndër të ndaluarit në aksionin e zhvilluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Policia ka nisur kontrollet në dhomat e tyre në stadium, për të gjetur materiale që provojnë atë përfshirjen në akuzat e ngritura për ta. e gjithë kjo nuk ka të bëjë me pjesën e futbollit, pasi ultrasit e klubit serb akuzohen për krim të organizuar.

Ata dyshohen për vrasje dhe rrëmbime dhe gjatë natës është kontrolluar në 30 vende për të ndaluar grupin që po hetohej prej muajsh, siç shkruan “Blic.rs”.

Informacione jo zyrtare të mediave serbe raportojnë se Veljko Belivuk, i njohur si Velja Nevolja, është arrestuar për vrasjen e  Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!