Arrestohet ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

schedule14:45 - 26 Korrik, 2024

schedule 14:45 - 26 Korrik, 2024

Ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov është arrestuar për korrupsion, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë. Gjithashtu po kryhen masa operativo-kërkimore për identifikimin e shkaqeve dhe kushteve që kanë lehtësuar veprimtarinë e paligjshme.

Bulgakov ishte përgjegjës për mbështetjen materiale dhe teknike të ushtrisë ruse.

Gjithashtu shumë figura të profilit të lartë po hetohen për abuzim të detyrës.

/abcnews.al