Otto John ka përfunduar në polici. Sulmuesi nigerian, pjesë e Skënderbeu dhe më parë edhe e Skënderbeut dhe Trepça ’89, është ndaluar nga forcat e rendit në Prishtinë.
Gazeta Blic Sport raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe për momentin raportohet se mbi futbollistin rëndon akuza e “trafikimit të qenieve njerëzore”.
Otto John ka qenë pjesë e Skënderbeut në periudhën 2018-2020 dhe në Superiore ka luajtur 45 ndeshje dhe vetëm 14 si titullar. Nigeriani me bardhekuqtë ka shënuar edhe 5 gola në kampionat. / abcnews.al