Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjteje ish-prefektin e Fierit, Bujar Hasa.
Hasa, 57 vjeç, në bashkëpunim me P.P, i cili është shpallur në kërkim, kanë mashtruar me anë të falsifikimi të dokumentave një kanadez dhe një shqiptar.
Kanadezit B.H, ata kanë arritur t’i marrin 260.000 dollarë, ndërsa shqiptarit D.M, një shumë prej 50.000 eurosh.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”.
Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.
Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.
/abcnews.al