Policia e Shkodrës përmes një njoftimi për median bëri me dije se, është bërë arrestimi i ish-kryetarit të komunës Shalë, të rrethit Shkodër, Dede Tonaj. Tonaj ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”.
Ish-kryetari i Komunës Shalë Dedë Tonaj, në bashkëpunim me dy ish-vartës të tij kishin falsifikuar dokumenta zyrtarë duke përvetësuar sasi të mëdha metrash tokë bujqësore. Një pjesë të sipërfaqes, sipas hetimit, i kishte kaluar dy fëmijëve të ish-drejtuesit të komunës.
Gjithashtu Policia e Shkodrës ka arrestuar dhe një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar për “dhunë në familje”./abcnews.al