Arrestohet Ervis Berberi/ I dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash

schedule09:11 - 14 Mars, 2024

schedule 09:11 - 14 Mars, 2024

Ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar Evis Berberi është arrestuar me vendim gjykate, pas kerkeses së prokurorisë së posaçme për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave. Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abusive, 3 në kohën që ishte drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro.

Përveç Berberit në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratrorë të kompanisë DAAM që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë. Referuar hetimeve rezulton se Berberi ka qenë administrator i kësaj kompanie, ndërsa ka dhënë dorëheqjen në shkurt të 2019-tës.

SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit. Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njjëta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!