Arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë

schedule18:20 - 11 Shkurt, 2019

schedule 18:20 - 11 Shkurt, 2019

Policia e kryeqytetit ka arrestuar ish-juristin e ministrisë së Drejtësisë Lysien Ali, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e tenderave me vlerë miliona euro në këtë institucion. Mbi të rëndojnë akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ish-juristi është i vetmi person për të cilin është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. 3 prej të akuzuarve sit ë përfshirë në skandalin e tenderave të Ministrisë së Drejtëisisë ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa për 8 të tjerë Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Detyrim paraqitjeje”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!