Arrestohet i forti i Niklës/ Karamuço: Zona vëzhgohej prej ditësh, Marklen Haka mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

schedule18:34 - 6 Shtator, 2024

schedule 18:34 - 6 Shtator, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, thotë se Marklen Haka, mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë, për shkak të akzuave të rënda ndaj tij.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Karamuço u shpreh se zona e Niklës, ku u arrestua Haka, vëzhgohej prej disa ditësh, dhe pritej lëvizja e tij.

“Kemi parasysh që Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë të pasigurta tashmë, edhe për shkak të disa deportimeve që kanë ndodhur së fundmi. Kanë filluar po zhvendosin, jo vetëm asete, pasuritë, por edhe po shesin gjëra në Dubai për t’u zhvendosur në vende të treta. Ka ardhur para 3 muajsh, por u dyshua sërish se kishte ikur sërish në Dubai, përmes Kosovës. Nuk ka ndodhur sot në drekë arrestimi, ka disa ditë që zona survejohet. Sot në drekë, menjëherë është identifikuar dhe më pas arrestuar. Ky person ka shumë vite që akuzohet për ngjarje të rënda kriminale. Edhe nga komunikimet ga SKY ECC, ishte eksponent shumë i rrezikshëm, merrte pjesë aktive në ngjarje. Ka pasur sulme ndaj tij, plagosje, vrasje e një të afërmi. Ishte personazh i rrezikshëm dhe nën shënjestër i bandave rivale kriminale. Për shkak të akuzave të rënda, mund të kthehet edhe në bashkëpunëtor”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!