Arrestohet hajduti i çantave dhe telefonave në Tiranë

schedule11:06 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 11:06 - 26 Dhjetor, 2017

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar si autor të dyshuar të disa vjedhjeve në kryeqytet. Në pranga ka rënë Laert Zhupa, i cili u kap dje në rrugën e “Dibrës”.

Sipas policisë, në ambjentet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se 41-vjeçari i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash një 16-vjeçari dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Laert Zhupës iu gjetën 3 celularët dhe çanta e vjedhur. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se 41-vjeçar dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera, si:

-Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

-Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj. /abcnews.al