Arrestohet Greta Thunberg në një protestë studentore kundër luftës në Gaza

schedule17:10 - 4 Shtator, 2024

schedule 17:10 - 4 Shtator, 2024

Policia daneze arrestoi aktivisten suedeze Greta Thunberg në protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza në Universitetin e Kopenhagës.

Thunberg ndau një video të marrë jashtë ndërtesës së universitetit në llogarinë e saj në Instagram dhe shtoi se policia po shpërndante protestuesit.

Unë dhe studentët jemi në ndërtesën e administratës së Universitetit të Kopenhagës,” tha ajo.

Grupi ‘Studentët kundër okupimit’ njoftoi se nuk do të largohet nga ndërtesa derisa Universiteti i Kopenhagës të përfundojë bashkëpunimin me institucionet arsimore izraelite.

Siç ka thënë nga vendi i ngjarjes gazetari i Ekstra Bladet, përveç Thunberg-ut, policia ka arrestuar edhe disa demonstrues të tjerë./abcnews.al