Autoritetet greke kanë arrestuar gazetarin e njohur, Stefanos Chios, me urdhër të Prokurorisë. Ky veprim erdhi pas publikimit në faqen e parë të gazetës “Makeleio” të disa fotomontazheve të kryeministrit Alexis Tsipras dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të gjakosur, ndërsa presidenti Prokopis Pavlopoulos shihet i shtrirë në tokë nga plumbat. Ky botim vjen në valën e diskutimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Në kohë lufte, zoti President i Republikës ekzekutohet”, është titulli i madh i gazetës, ku shtohet se “Maqedonia i është dhënë shqiptaro-sllavëve me emrin e rremë “Maqedonia Veriore””.
Mediat greke shkruajnë se Chios u arrestua jashtë zyrave të gazetës së tij. Ai do të hetohet lidhur me këtë botim, duke analizuar nëse përbën vepër penale me argumentin se botime të tilla mund të nxisin kriminalitetin ndaj krerëve të shtetit./abcnews.al