Arrestohet oficeri i krimeve Korçë/ Specialisti kriminalistik ndryshonte të dhënat e ekspertizës

schedule12:41 - 24 Qershor, 2024

schedule 12:41 - 24 Qershor, 2024

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arresuar të hënën, një oficer policie për shkak se dyshohet për “shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

Abc News, mëson se në pranga ka rënë Komisari Fatmir Balaj 49-vjeç me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore.

Arrestimi I Fatmir Balajt, është bërë pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Korçës, me kërkesë të së cilës, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për oficerinn 49-vjeçar.

Sipas AMP, nga hetimet e zhvilluara, janë siguruar prova dhe fakte se ky oficer policie, duke shfrytëzuar funksionin që kishte në Institutin e Pilicisë SHkencore, ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar një pajisje USB.

Mësëohet se në këtë USB, të cilën ka fshehur Fatmir Balaj, ka pasur të dhëna dhe prova shkencore për dokumentimin e një mashtrimi të madh që është bërë në një kompani Call Center në zonën e Korçës.

Hetimet mësohet se po vijojnë nga AMP, por edhe nga Prokuroria e Korçës, pasi ka dyshime se në këtë skemë janë të përfshirë edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar Fatmir Balajn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!