Një çift shqiptar është arrestuar mëngjesin e së shtunës në aeroportin Fiumicino të Romës. Policia dhe mediat italiane publikuan videon e arrestimit të çiftit, cili kishte me vete 5 kilogramë kokainë.
Sipas informacioneve të para ata po ktheheshin nga Brazili ku kishin shkuar për muajin e mjaltit.
Autoritetet italiane thonë se sasia e drogës e ndarë në 100 mijë doza mund të sillte deri në 2 milion euro fitime. /abcnews.al