Arrestohet çifti shqiptar në Itali/Akuzohen për trafik ndërkombëtar droge

schedule11:55 - 2 Shkurt, 2018

schedule 11:55 - 2 Shkurt, 2018

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar Ylli Seferin dhe bashkëshorten e tij Valbona Qemali, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Çifti kishte arritur t’i shpëtonte policisë në një operacion anti droge në 31 janar.

Agjentët e policisë së Bolonjës, në bashkëpunim me policinë rrugore të Bolsanor, arrestuan dy shtetas shqiptar Ylli Seferi, 46 vjec dhe bashkëshorten e tij Valbona Qemali, 45 vjec, të cilët kishin arritur të shpëtonin nga një operacion anti droge në 31 janar. Operacioni përfundoi me arrestimin e 21 personave të cilët ishin anëtarë të dy organizateve trafikantësh ndërkombëtarë.

Dy të arrestuarit të cilët banonin dhe vepronin në Rexhano, kishin një rol kryesor në një nga organizatës, hetuesit italianë mendojnë se Seferi ishte kreu I organizatës dhe bënte marrëveshet me furnizuesit e kokainës në Holandë, venoste cmimin, planifikonte importimet e ndryshmedhe kishte kontakte të drejtpërdrejta me kreun e organizatës tjetër të specializuar në trafikun e hashashit. Ndërsa Valbona Qemali ishte bashkëpunëtore e tij. Ata u gjurmuan falë kartave të telefonave celularë. Në bagazhin e automjetit me  të cilin udhëtonin iu gjetën 60 mijë euro cash. Seferi aktualisht ndodhet në burg, ndërsa bashkëshortja e tij është lënë në liri me kusht me detyrim paraqitje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!