Arrestohet Bledar Muça, miku i Çapjave aksidentoi policin e burgjeve

schedule11:20 - 3 Maj, 2020

schedule 11:20 - 3 Maj, 2020

Policia e Shtetit ka arrestuar Bledar Muçën, si edhe një person tjetër pasi kanë aksidentuar një efektiv të policisë së burgjeve teksa po lëvizte me motorçikletë.

Burime nga ABC News bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues Bledar Muçën është përplasur me motorçikletën që drejtohej nga Hekuran Pisha, ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Muça është miku i familjes Çapja në Elbasan dhe katër vite më parë ishte objektiv i një atentati bashkë me Florenc Çapjan. Muça u plagos nga ai atentat, kurse Florenc Çapja nuk pësoi asgjë. Për atë atentat, policia shpalli në kërkim dhe arrestoi më vonë  Shkëlzen Hasanpapajn.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Muça dyshohet se është përfshirë në shumë ngjarje të rënda në Elbasan, por ka mundur t’ia hedhë drejtësisë.

Bledar Muça njihet si miku i ngushtë i Florenc Ccapjas. Ndaj tij janë bërë dy atentate në vitin 2016. Njëri në shkurt 2016, kurse tjetri në korrik të të njëjtit vit. Muça i plagos rëndë në atentatin e korrikut 2016, por ia hhodhi.

Muça është akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale dhe ka mundur t’ai hedhë policisë. Në korrik 2009 akuzohet se ka ekzekutuar një polic me emrin Roland Rexhepi, po ashtu akuzohet se dy vite më pas ka qëlluar me dy plumba biznesmenin Ilir Rexhepi.

Mbetet për t’u parë nëse policia dhe prokuroria e Elbasanit do të mundin ta gozhdojnë kësaj radhe. Gjatë këtyre ngjarjev të renda ai ka qenë i mbrojtur nga avokati i ndjerë Ravik Gurra“, raporton gazetarja.

Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja pas atentatit të shkurtit. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.

Elbasan/Inaformacion

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.M., 41 vjeç, dhe H.P.,43 vjeç, banues në Elbasan , arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin H.P., si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!