Arrestohet bashkëpunëtori i vrasësit të Arben Bilalit

schedule11:23 - 1 Maj, 2019

schedule 11:23 - 1 Maj, 2019

Policia  e Tiranës ndaloi një 47 vjeçar nga Shkoza që dyshohet se ka ndihmuar vrasësit e Arben Bilali në kryeqytet. Prokurori mbërriti tek Arben Xhetani përmes gjurmëve të gishtave të tij, që u gjendën në makinën e braktisur nga ekzekutoret.

Arben Xhetani banues në Shkozë u ndalua nga policia e Tiranë pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e Arben Bilalit 3 muaj më parë në kryeqytet.

Burime zyrtare nga uniformat blu theksojnë se, 47-vjeçari kishte ndryshuar mbiemrin nga Tirana në Xhetani, pas dënimit të tij për vjedhje automjetesh disa vite më parë. Xhetani dyshohet të ketë siguruar automjetin Mercedes-Bens CLS ngjyrë e zezë, që u përdor nga atentatorët e Bilalit në ekzekutimin tij. 47 vjeçari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

I njëjti automjet u gjet pas krimit i braktisur në Mjull Bathore, afër rreth-rrotullimit të Saukut.

Nga nxitimi, autorët nuk mundën të digjnin mjetin luksoz, ku dyshohet se u gjet një shenjë gishti që i përket Arben Xhetanit.

Grupi hetimor dyshon se ish- polici Arben Bilali u ekzekutua për shkak te hasmërisë që anëtarët e familjes së tij kishin me një tjetër familje në zonën e Selitës në Tiranë.

Ditën e atentatit, Bilali ishte ndjekur nga ekzekutorët me makinë dhe u qëllua për vdekje, menjëherë sapo zbriti nga makina, pranë banesës së tij  50-vjeçari ishte vëllai i tretë që vritet në dy dekada në familjen Bilali, pas dy vëllezërve Bujar dhe Leonard Bilali. I pari u vra në vitin 1998, ndërsa Leonardi, vëllai i vogël, ish-mundës i Dinamos, u ekzekutua më 10 gusht 2010 në të njëjtin vend ku do te vritej ne janar të këtij viti edhe Arben Bilali./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!