Vihet në pranga edhe autori i katërt i akuzuar për grabitjen e një shtëpie në Peqin.
Tre grabitësit e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje u arrestuan disa ditë më parë nga policia e Elbasanit.
Katër personat mes tyre një femër dyshohet se kanë vjedhur një sasi të madhe parash në banesën e një 76 vjeçari në Peqin. Ai ndodhje i vetëm në shtëpi në momentin kur kanë hyrë në banesë një burrë dhe një grua.
Këta të fundit pasi i kanë dhënë një lëng që paralizonte kujtesën të moshuarit me ndihmën e bashkëpunëtoreve morën paratë dhe u larguan prej aty./ABC News Albania 24/7

