Autori i dyshuar për vrasjen e shqiptares Luljeta Heshta në Itali është arrestuar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane ndërsa thuhet po ashtu se 43-vjeçari u arrestua 12 orë pas ngjarjes.
Sipas mediave, bëhet fjalë për bashkëjetuesin e saj shqiptar.
47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, të dielën në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
Dëshmitarët panë viktimën të shtritë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël ndërsa pas sulmit kishte 5 plagë thike, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në pjesën e prapme. sb/abcnews.al/