Arrestohet Albin Kurti dhe dy deputete të VV

schedule10:24 - 24 Nëntor, 2017

schedule 10:24 - 24 Nëntor, 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Ai është arrestuar kur po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës parlamentare e cila u ndërpre një ditë më parë pas bojkotit të deputetëve të Partisë demokratike të Kosovës. Policia arrestoi gjithashtu dhe dy deputetet e tjera të Vetëvendosjes Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.

Gjykatësi Beqir Kalludra, mori këtë vendim pasi Kurti, Haxhiu, e Kadaj, vitin e kaluar kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Nga ana tjetër agjentët e policisë së Kosovës kanë lhedhur gaz lotsjellës ndaj deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri e quajti papërgjeshmëri sjelljen e agjentëve të policisë të cilët në këtë rast rerzikuan dhe shëndetin e deputetëve.

Ndërkohë brenda sallës së parlamentit ishin të pranishëm depuetetët e koalicionit Pan si dhe kabineti i qeverisë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, Në seancë mungonin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes demokratike të Kosovës. Kryetari i parlamentit pasi deklaroi se në sallë ishin vetëm 43 deputetë e quajti të pamundur vazhdimin e seancës duke caktuar të mërkurën e 29 nëntorit datën për vazhdimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!