Të shtëna, arrestohet në Nikël autori i vrasjes së Shkëlzen Kastratit, ishte i armatosur

schedule17:47 - 21 Mars, 2021

schedule 17:47 - 21 Mars, 2021

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se Zajës, gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Lexo edhe: FOTO/ Në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, kush janë Albert Zaja dhe Elmir Tufa

Arrestimi është bërë nga Forcat Operacionale në fshatin Larushkë të Niklës.

Kujtojmë se Zaja dhe 29-vjeçarin Elmir Tufa, 27-vjeçarin Elson Xhecuka dhe Silvio alias Roland  Cara dyshohet se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij duke e qëlluar në një rrugë që nuk ka pasur kamera.

Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt nga një vrasës profesionist në Fier ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Shkëlzen Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!