Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Si fshehu aksidentin e para 3 viteve, ku ndërroi jetë pasagjeri

schedule12:11 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:11 - 1 Shkurt, 2024

Tre vite më parë, një 54-vjeçar humbi kontrollin e automjetit të tij dhe si pasojë ndërroi jetë pasagjeri. Në atë kohë, burri ka deklaruar në polici se ishte vetë pasagjeri, ndërsa personi që vdiq shoferi. Pas dokumentimit dhe zbardhjes së rrethanave, policia ka zbuluar si qendronte e vërteta dhe 54-vjeçari ka përfunduar në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.

54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari.  Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u  dokumentua dhe u  zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!