Arrestohet 46 vjeçari, kontrabandë me aksesorë kuzhine në vlerën 27 mijë euro

schedule11:24 - 30 Gusht, 2019

schedule 11:24 - 30 Gusht, 2019

Arrestohet në flagrancë teksa ishte me makinë në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, një shtetas 46 vjeçar, banues në Rumani.

Nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitet, në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi I.G., 46 vjeç, banues në Rumani.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, si dhe në banesën e tij të marrë me qira, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 000 euro.

Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti, në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tij “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” , “Manipulim i tregut” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale“, bën me dije në komunikatën e saj policia e shtetit./abcnews.al