Një 42-vjeçar autor i dyshuar i disa vjedhjeve në Dukas është arrestuar nga Policia.
Burime nga Policia bëjnë me dije se N.A., banues në Drenovë, në Mallakastër tentoi të grabiste një sasi parash në një magazinë në Dukas.
Informacion/ Mallakastër
Tentoi të vidhte një sasi parash në një magazinë në Dukas, por u kap dhe arrestua në flagrancë nga Policia.
42-vjeçari rezulton të jetë edhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në këtë zonë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, kanë parandaluar një tjetër tentativë për vjedhje, duke vënë në pranga shtetasin:
- A., 42 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al