Arrestohet 40 vjeçari në Vlorë, akuzohet si bashkëpunëtor për pengmarrjen e një personi dhe plagosjen e tij

schedule09:43 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 09:43 - 3 Dhjetor, 2023

Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se së bashku me disa të tjerë morën peng një person dhe e dhunuan me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti. Alfred Ndoj ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij gjykata e Sarandës kishte caktuar masën “arrest me burg”.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim. 40 vjeçari së bashku me 4 të tjerë, tashmë të arrestuar kanë mbajtur me forcë në automjet një person, e kanë plagosur me sende të forta dhe e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!