Një 29-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Stadi”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen “Kryengritja”, shërbimet e Policisë gjetën 12 100 fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike.
Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier./abcnews.al