Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, u kap duke shitur armë zjarri

schedule09:13 - 24 Mars, 2025

schedule 09:13 - 24 Mars, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “GUN”. Një 24-vjeçar u kap me armë zjarri pistoletë të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë.

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sakaq është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”. Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi 23 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!