Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, policia jep detajet

schedule12:52 - 16 Tetor, 2020

schedule 12:52 - 16 Tetor, 2020

Një 24-vjeçar me iniciale E.P. është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje brenda një automjeti si dhe disa ditë më parë ka dëmtuar xhamat e një tjetër makine dhe ka vjedhur disa vegla pune në një servis.

Në pranga është vënë edhe një 55-vjeçar me iniciale K.B i dënuar me 8.6 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

“Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vjedhja”. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë i shtetasit E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H. Gjithashtu nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vjedhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.

Nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç,  banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!