Arrestohet 23 vjeçari që vrau bashkëfshatarin e tij në Tropojë

schedule20:47 - 6 Prill, 2018

schedule 20:47 - 6 Prill, 2018

Brenda pak orësh policia e Tropojës ka vënë në pranga autorin që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij. Ai është Safet Riza, 23 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në malin e  fshatit Luzhë të Tropojës.

Viktima është 25 vjeçari Rexhep Alihasani.

Edhe autori Riza është banor i fshatit Luzhë dhe dyshohet se e ka qëlluar me automatik të riun kur po kullosnin bagëtitë.

Vrasja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!