Arrestohet 19 vjeçari që vrau prindërit e tij në Miçigan

schedule09:47 - 3 Mars, 2018

schedule 09:47 - 3 Mars, 2018

Policia ka arrestuar studentin 19 vjeçar të Miçiganit, i cili  vrau të premten prindërit e tij kur shkuan për ta marrë.

Autoritetet kishin shpërndarë një fotografi të të riut me ngjyrë James Eric Davis Jr nga Illinois, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij. Kamerat e sigurisë regjistruan pamjet e djalit që u arratis në këmbë.

James Eric Davis Jr u arrestua në një tren pas mesnatës. Për arrestimin e tij u angazhuan mbi 100 oficerë policie, disa me uniforma të maskuar, të cilët kontrolluan lagjet pranë Universitetit Qendror të Miçiganit.

Policia beson se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshje. Djali ishte larguar rreth një orë më parë nga Qendra Mjekësore e MidMichigan, ku kishte përfunduar ndoshta me një mbidozë droge.

Kampusi i Universitetit është i vendosur në malin Pleasant, në kontenë Isabellë. Universiteti, i cili ka rreth 20,000 studentë, është dy orë nga Detroiti. Babai i tij ishte një oficer policie. Zyrtarët e zbatimit të ligjit e quajtën tragjedinë “një” çështje familjare, pasi nuk kishte viktima të tjera. /abcnews.al