Karabinierët e stacionit Ponte San Giovanni kanë arrestuar një 18-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej prej disa ditësh në Itali, me akuzën e trafikut të drogës.
18-vjeçari po udhëtonte me makinë në një zonë që së fundmi ishte prekur nga disa vjedhje shtëpish kur u ndalua për kontroll.
Sapo pa karabinierët, 18-vjeçari tentoi menjëherë të fshihte diçka, duke tërhequr kështu vëmendjen e operatorëve, të cilët, pas kontrollit personal dhe automjetit, gjetën 6 doza kokainë, 1600 euro Cash, me gjasë të ardhura nga trafiku i drogës dhe tre maska karnavalesh që përdoren shpesh për të kryer vjedhje dhe grabitje.
Dyshohet se maskat janë përdorur për vjedhjen e shtëpive në zonën ku po qarkullonte me makinë./Abcnews.al/