Policia greke ka arrestuar 3 shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike.
Në operacionin e zhvilluar në Igumenicë, autoritetet kanë arritur të sekuestrojnë mbi 124 kilogramë marjuanë të futur në 5 çanta që po transportoheshin me makinë në kufirin Shqipëri-Greqi. Të arrestuarit janë të moshës nga 44 deri në 46 vjeç.
Njëri prej tyre rezulton i kërkuar në vendin fqinj, pasi ishte larguar me leje nga burgu i Trikallas në Shkurt të 2016 dhe nuk ishte kthyer. Aty vuante dënim për trafik droge. Gjithashtu edhe 46-vjeçari shqiptar rezulton i kërkuar, pasi është i dënuar nga Gjykata e Thesprotise me 2 vjet e 3 muaj burg për trafik klandestinësh.
Nga hetimi rezulton se mjeti ishte marrë me qera në Athinë nga një grek 37 vjeç, i cili është arrestuar në Athinë./abcnews.al