Arrestohen shtatë izraelitë nën dyshimin për spiunazh për Iranin

schedule15:13 - 21 Tetor, 2024

schedule 15:13 - 21 Tetor, 2024

Prokurorët në Izrael njoftuan se shtatë izraelitë u arrestuan nën dyshimin për spiunazh për Iranin, njoftuan mediat izraelite. Ata u arrestuan me dyshimin se kryenin qindra detyra për Teheranin.

Të gjithë janë hebrenj nga Haifa dhe Izraeli verior, duke përfshirë një ushtar që dezertoi dhe dy të mitur.

Ndërsa, janë bërë të ditur emrat e të rriturve të arrestuar.

Të dyshuarit u akuzuan për fotografimin dhe mbledhjen e informacionit mbi bazat dhe instalimet ushtarake izraelite, duke përfshirë Kirya, selinë e ushtrisë në Tel Aviv, dhe bazat ajrore Nevatim dhe Ramat David, dhe vendet e baterive të mbrojtjes raketore të Kupolës së Hekurt.

Baza Nevatim u shënjestrua në të dy sulmet me raketa iraniane këtë vit në prill dhe tetor, dhe baza Ramat David u shënjestrua nga Hezbollahu libanez.

Prokurorët thanë se policia dhe hetuesit nga shërbimi i sigurisë Shin Bet i Izraelit përcaktuan se të dyshuarit kishin kryer një sërë detyrash për agjencitë iraniane të inteligjencës dhe kishin qenë në kontakt me agjentët iranianë. Të dyshuarit morën qindra mijëra dollarë për aksionet e tyre, dhe një pjesë e tyre ishte në kriptomonedhë, thanë hetuesit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Izraelit tha se ishte një nga rastet më serioze të hetuara në vitet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!