Pesë persona janë vendosur në pranga për ndërtime pa leje në Velipojë. Mes të arrestuarve tre janë punonjës të policisë, të cilët kanë lejuar ngrihen objekte në zonë të mbrojtur, kundrejt shpërblimit financiar.
Për të tre këta zyrtarë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Në pranga janë vendosur dhe dy persona që janë pronarë të objekteve pa leje. Të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.
Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit./ABC News Albania 24/7