Arrestohen për vjedhje 3 punonjës të TAP

schedule09:16 - 8 Prill, 2018

schedule 09:16 - 8 Prill, 2018

Tre punonjës të gazsjellësit TAP kanë rënë në pranga për vjedhje. Ata kanë shpërdoruar detyrën, duke tentuar të përvetësojnë materiale ndërtimi. Arrestimi i tyre u bë në fshatin Drenovë të Korçës.

Njoftimi për shtyp i policisë së Korçës.

Arrestohen në flagrancë një punëtor dhe dy roje të Shoqërisë Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në kantierin e TAP-it.

Më datë 07.04.2018, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Sotir Ramo, 45 vjeç, banues në Mborje, (punëtor në TAP).
Arben Lumani, 56 vjeç dhe
Ardian Dinkallari, 48 vjeç, të dy banues në Korçë, (me detyrë roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike në TAP).

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Drenovë, shtetasve të mësipërm në mjetin me targa AA 589 AR, në pronësi të Sotir Ramos, i’u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, mjete e materiale të ndryshme ndërtimi të cilat dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre i kanë vjedhur pranë kantierit të “Tap-it” ku ishin të punësuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!