Arrestohen dy shqiptarë në Itali, karabinierët sekuestrojnë 35 kg marihuanë me vlerë 350 mijë euro

schedule10:20 - 21 Gusht, 2023

schedule 10:20 - 21 Gusht, 2023

Dy shqiptarë të moshës 46 dhe 29 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Gambassi Terme (Firence) për kultivim të lëndëve narkotike, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Karabinierët sekuestruan 35 kilogramë marihuanë gati për shitje, 650 bimë dhe dy pushkë. Gjatë aktiviteteve të zakonshme të kontrollit të tokës,  ata gjetën dhe dy plantacione, një me 350 bimë dhe e dyta me 300.

Droga e sekuestruar, sapo të dilte në treg, do të kishte sjellë rreth 350 mijë euro fitim.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!