Arrestohen dy punonjës të policisë kufitare

schedule17:57 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 17:57 - 14 Dhjetor, 2017

Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në Gjirokastër ka arrestuar 3 persona, midis tyre dy punonjës të Policisë Kufitare, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Kështu që u arrestuan Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër dhe Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.
Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga Brakaj, policët e vijës kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.
Të arrestuarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet.
Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!